Aktualitet

Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, pasagjeri transportohet në spital

Personi me inicialet K. F., duke drejtuar automjetin tip “BMV”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

23 Dhjetor 2022, 16:36 Nga A.B
Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, pasagjeri transportohet
Ambulance

DEVOLL- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bilisht-Poloskë. Personi me inicialet K. F., duke drejtuar automjetin tip “BMV”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi A. G., pasagjer në automjet, i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Devoll/Sot rreth orës 13:45, në aksin rrugor Bilisht-Poloskë, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip “BMV”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi A. G., pasagjer në automjet, i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit K. F., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve.

aksident ne devoll

Sondazh

Poll