Aktualitet

Iu përgjysmua pagesa, invalidët në Elbasan dalin në grevë urie, nuk përballojnë dot jetesën

Fillimisht iu premtua një takim, i cili u zhvillua por nuk morën përgjigje, duke i detyruar të marrin një vendim për futjen në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave.

23 Dhjetor 2022, 14:09 Nga A.B
Iu përgjysmua pagesa, invalidët në Elbasan dalin në
Protestuesi

ELBASAN-Invalidët kanë vendosur të hyjnë sërish në grevë urie, pasi nuk kanë marrë ende një përgjigje nga autoritetet përgjegjëse. Fillimisht iu premtua një takim, i cili u zhvillua por nuk morën përgjigje, duke i detyruar të marrin një vendim për futjen në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave.

Në një lidhje direkte, gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyky shpjegoi se si ndryshimi i ligjit ka lënë pa ndihmë Andrea Qosja.

Pavarësisht se ai është me probleme në gjymtyrë, iu është hequr ndihma higjeno-sanitare dhe përgjysmuar pagesa.

“Kishim takimin , nuk e di kush përfaqësues ishin atje. Na thanë do të ju kthejmë përgjigjeje të martën. Më mirë të vdesim këtu nuk kemi rrugë tjetër. Nuk e di si ta shpjegoj pse ma hoqën. Nuk mundem dot të jetoj me 120 mijë lek. Nuk jetohet dot”, u shpreh ai.

Marre nga Top Channel

proteste ne elbasan invalidet ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll