23 Dhjetor 2022, 14:47
Nga A.B
Helidon Bendo
TIRANË- Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo është shkarkuar nga detyra. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Bendo i cili ndodhet prej muajsh në SHBA për trajtim, është larguar nga detyra me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
DEKRETI
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Zotit Helidon Bendo
DEKRET PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV KOMBËTAR
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
DEKRETOJ:
Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
Dekret nr. 13887
Tiranë, më 23.12.2022 BAJRAM BEGAJ
Bendo u emërua në detyrën e Drejtorit të SHISH më 5 Nëntor 2018. Ai është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995. Bendo është diplomuar për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si dhe trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit.
Bendo ka qënë prej kohësh në qendër të hakerave iranianë. Ata publikuan mjetet e identifikimit të Bendos, njëjtë siç bënë dhe më parë me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në dokumente ishin të gjitha të dhënat e Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. Mirëpo, hakerat nuk janë ndaluar me kaq. Ata kanë publikuar edhe lëvizjet e Bendos nga Shqipëri. Në dokumente shihet sa herë ish-kreu i SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.
helidon bendo shkarkohet helidon bendo
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:52
l.S
çifti i të moshuarëve
KURBIN- Tërmeti i 26 nëntorit ka prekur edhe disa banesa në Kurbin. Në njërën pre...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:52
l.S
Policia Rrugore, Durrës
DURRËS- Policia Rrugore e Durrësit ka bërë bilancin e kontrolleve të ushtruara gjatë nj&eum...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 14:38
A.B
Vasil Bollano dhe policia
VLORË- Gjykata ka lënë në arrest shtëpie ish kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano i cili pë...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 14:16
d.a.
foto ilustruese
ITALI- Arrestohet nga policia italiane 47-vjeçari shqiptar që mbrëmjen e djeshme vrau me thikë Nazzareno Paolo T...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 14:09
A.B
Protestuesi
ELBASAN-Invalidët kanë vendosur të hyjnë sërish në grevë urie, pasi nuk kanë marrë ende një p...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:44
a.l
policia
VLORË- Katër persona janë vënë në pranga nag policia në Vlorë, pasi akuzohen për vepra të ndryshm...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:51
A.B
Porti
TIRANË- Fluksi i emigrantëve ka nisur që prej ditës së djeshme Portin e Durrësit, ndërsa në orët në...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:47
A.B
Kapelja
VLORË- Policia e shtetit ka dhënë detaje për trupin e pajetë që u gjet një ditë më parë në a...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:35
A.B
Uji ne Shkoze
TIRANË- Uji i pijshëm ka mbuluar rrugët në Shkozë. Gazetari Erjon Skëndaj ka ndarë në 'Youtube' ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2022, 13:31
a.l
aksident në Tiranë
TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ...