Aktualitet

'Rrugorja' në aksion, arrestohen 8 shoferë, pezullohen 56 patenta në Durrës

Me anë të një njoftimi, Policia raporton se gjatë një jave janë arrestuar 8 shoferë si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë.

23 Dhjetor 2022, 13:52 Nga l.S
'Rrugorja' në aksion, arrestohen 8 shoferë, pezullohen 56
Policia Rrugore, Durrës

DURRËS- Policia Rrugore e Durrësit ka bërë bilancin e kontrolleve të ushtruara gjatë një jave për parandalimin e shkeljeve të qarkullimit. 

Me anë të një njoftimi, Policia raporton se gjatë një jave janë arrestuar 8 shoferë si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë. Sakaq, uniformat blu njoftojnë se janë pezulluar 56 patenta nga të cilat, 48 për tejkalim shpejtësie dhe 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar në total, 56 leje drejtimi, nga të cilat 48 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 leje të tjera, për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit ose për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

durres

Sondazh

Poll