Aktualitet

Valë arrestimesh në Vlorë/ Plagosje, kanosje dhe shkelje e rregullave të punës, vihen 4 persona në pranga

Një 43- vjeçar është arrestuar për një  plagosje të ndodhur një vit më parë dhe pritet të vuajë dënimin me 6 muaj burg të vendosur nga gjykata.

23 Dhjetor 2022, 13:44 Nga a.l
Valë arrestimesh në Vlorë/ Plagosje, kanosje dhe shkelje e
policia

VLORË- Katër persona janë vënë në pranga nag policia në Vlorë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një njofitmin për shtyp bëhet me dije se personat e identifikuar me iniciale A. T., dhe I. K.., pasi janë kapur duke transportuar rerë bagëtish të dyshuar kontrabandë. Një 43- vjeçar është arrestuar për një  plagosje të ndodhur një vit më parë dhe pritet të vuajë dënimin me 6 muaj burg të vendosur nga gjykata. Një 21- vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar një person tjetër. Në njofitmin për shtyp gjithashtu theksohet se janë vënë në hetim dy persona të tjerë njëri për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe tjetri pasi ka shkaktuar një aksident. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjëndje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 47 vjeç, banues në Laç dhe I. K., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip “Iveco”, 7 krerë bagëti të trasha, të pamatrikulluara, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim A. B., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 09.02.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka kanosur, për motive të dobëta, një shtetas tjetër. Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi fishekësh.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin A. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë punës në kantrierin e firmë së ndërtimit që administronte 44-vjeçari, u dëmtua shtetasi E. S., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin është përplasur me murin e një banese, në rrugën “Sokrat Leka”. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi M. S., i cili po merr aktualisht asistencë mjekësorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne vlore

Sondazh

Poll