Aktualitet

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, Gjykata lë në arrest shtëpie ish-kryebashkiakun, shkak bëhet shëndeti i tij

Masa e caktuar ndaj tij vjen si pasojë e gjendjes shëndetësore.

23 Dhjetor 2022, 14:38 Nga A.B
Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, Gjykata lë në arrest
Vasil Bollano dhe policia

VLORË- Gjykata ka lënë në arrest shtëpie ish kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano i cili përplasi për vdekje 17 vjeçarin Eljo Hamiti dy ditë më parë në Llogara. Masa e caktuar ndaj tij vjen si pasojë e gjendjes shëndetësore. 

Prej muajsh, ish-kryebashkiaku trajtohej me kimioterapi për shkak të një sëmundje të pashërueshme teksa gjendja e tij shëndetësore është rënduar pas aksidentit. Që prej natës së aksidentit Bollano ka qenë i vendosur në dhomës burg në ambientet e spitalit.

Bollano vuan nga leuçemia dhe diabeti. Ai mbërriti në spital me hipertension të larte dhe vlera të larta te diabetit.

SI NDODHI NGJARJA?

Më 21 dhjetor, rreth orës 17:00, i mituri Elio Hamiti, banues në Dukat, ishte duke lëvizur në këmbë. I sapo dalë nga fusha e sportit që ndodhet pranë aksit rrugor Orikum-Llogara, 17-vjeçari ishte nisur drejt stacionit të autobusit që ndodhej pranë tij, pasi do të shkonte te banesa e gjyshes. Vizita te gjyshja nuk u realizua kurrë, pasi 17-vjeçari u përplas nga një makinë.

Drejtues i mjetit ishte ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu u dërgua menjëherë në spitalin e zonës, por duke qënë se mori plagë të shumta, u transportua drejt Spitalit Të Traumës. Mëngjesin e djeshëm, 17-vjeçari gjeti vdekjen. 

Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes. Ndaj dhe shoqëruan Bollanon në Komisariat. Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar.

vasil bollano vasil bollano aksidenton te miturin

Sondazh

Poll