Aktualitet

Tërmeti u shkatërroi banesën/ Çifti i të moshuarve në Kurbin jeton në kushte ekstreme në garazh, 82- vjeçari: I vendosa një derë, s'kemi ku rrimë

82- vjeçari Pashk Plaka bën apel që shteti t'i ndihmojë që ata të kthehen në banesën e tyre. 

23 Dhjetor 2022, 13:52 Nga l.S
Tërmeti u shkatërroi banesën/ Çifti i të moshuarve
çifti i të moshuarëve

KURBIN- Tërmeti i 26 nëntorit ka prekur edhe disa banesa në Kurbin. Në njërën prej tyre jetonte, çifti i të moshuarëve Plaka. Shtëpia e tyre është pothuajse e shkatërruar dhe ata janë detyruar që prej 3 vitesh të zhvendosen në garazhin të cilin do e përdornin për mjete. Me një sobë druri, tavolinë, mure dhe tavane të çara, garazhi nuk është një vend dhe aq i sigurt për dy të moshuar të cilët jetojnë vetëm, ku jetesa bëhet akoma më e vështirë në të ftohtin dimëror. 82- vjeçari Pashk Plaka bën apel që shteti t'i ndihmojë që ata të kthehen në banesën e tyre. 

"Kjo ka qenë për t'u përdorur si garazh makine, por i shtova një derë që të futeshim brenda se skishim ku të rrinim. Këtu kam jetuar se këtë nuk e ka dëmtuar tërmeti. I bëj kërkesë Bashkisë që të vijë të verifikojë dëmtimet, se unë nuk mund të punoj. Asnjë lloj ndihe nuk kemi marrë, jetojmë këtu, unë shtëpinë e dua sikur e kam patur. Kërkoj dhe unë si gjithë populli që shteti  të ma rregullojë dhe të angazhohet", tha i moshuari. 

Bashkia e Kurbinit u ka dhënë 5 mijë lekë të reja për të riparuar banesën, por i moshuari shprehet se kjo shumë nuk është e mjaftueshme. Ai gjithashtu kërkon që institucionet të verifikojnë dëmet dhe t’ua rregullojnë shtëpinë. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 vijon të ngelet një ëndërr e keqe për shumë qytetarë të qarqeve të ndryshme, ku shumë prej tyre kanë ngelur në çadra dhe garazhe të sajuara, teksa institucionet nuk kanë marrë asnjë masë për t'i ndihmuar. 

termeti i 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll