Aktualitet

Protestë përpara ambasadës serbe, qytetarët: Të ndalen provokimet në veri, Rama me ‘Ballkanin e Hapur’, kundër Kosovës

Marshimi proteste është mbyllur përpara kryeministrisë, ku protestuesit akuzuan kryeministrin shqiptar se me nismën Ballkan i hapur, po mbështet Serbinë.

23 Dhjetor 2022, 16:16 Nga A.B
Protestë përpara ambasadës serbe, qytetarët: Të ndalen
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme përfaqësues të shoqërisë civile dolën në protestë përballë ambasadës serbe. 

Të hiqen barrikadat në veri të Kosovës dhe të ndalen provokimet”-ishte thirrja që përfaqësues të shoqërisë civile që drejtuan gjatë protestës. Më pas ata marshuan drejt kryeministrisë.

Aktivistët shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me situatën, duke bërë thirrje për të ndalur provokimet dhe për të hequr barrikadat. Marshimi proteste është mbyllur përpara kryeministrisë, ku protestuesit akuzuan kryeministrin shqiptar se me nismën Ballkan i hapur, po mbështet Serbinë.

Kjo është protesta e dytë nga shoqëria civile pranë ambasasës serbe për situatën në veri, ndërkohë që protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë të bëjnë thirrje për paqe në rajon. 

proteste perballe ambasades serbe

Sondazh

Poll