Shkarkimi i kreut të SHISH, Berisha e paralajmëroi një javë më parë: Bendos i kanë mbyllur derën, s'lejohet të marrë detyrën
Deklarata e Berishës është bërë më 16 dhjetor.
TIRANË- Shkarkimin nga detyra të kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendos, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e kishte paralajmëruar një javë më parë. Më 16 dhjetor, në konferencën e tij të përjavshme, Berisha tha se një drejtor është larguar nga Rama, (duke iu referuar Bendos), madje shtoi se i ishin mbyllur institucionit dhe nuk po lejohej të merrte detyrën.
"Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të Shërbimit Informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligji, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit. Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, propozohet nga kryeministri, por emërohet nga presidenti, dhe po me ligj, ai u raporton të dyve.
Ky është një akt i turpshëm, që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe parim dhe ky është Edi Rama. Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi kam shprehur të gjithë rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditesk, një akt banditesk. Nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Helidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues. Është një emërtesë kushtetuese. Emërohet nga kreu i shtetit dhe nuk ka askush të drejtë, pa pëlqimin e kreut të shtetit, me shkrim, as ta pezullojë, as ta shkarkojë. Këto janë akte banditeske, akte të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe,”-tha Berisha.
Mesa duket kryedemokrati Berisha ka pasur një informacion nga brenda institucionit dhe nga ajo që ndodhi sot, duket se ka pasur të drejtë.
Sondazh
Largimi i Bendos nga SHISH, Rama: Do vazhdojë studimet pasuniversitare në SHBA, do jetë këshilltari im për reformën e sigurisë
Helidon Bendo dhe Edi Rama TIRANË- Largimi i Helidon Bendos nga pozicioni i drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, ka ndodhur p&...
Vizita e Mitsotakis/ Berisha: Zhurma se Himara është minoritet është absurditeti më i madh historik
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dënoi konsiderimin e Himarës si minoritet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai tha ...
Berisha i përgjigjet Gjiknurit: Do futesh në burg për manipulim votash
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj sekretarit organizativ të Partisë Socialist...
Çështja e Dvoranit/ Berisha: Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia, viktima tjetër do jetë Vali Bizhga
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi moszgjedhjen e Ardian Dvoranit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Në nj&e...
Berisha: Teatri do ndërtohet siç ka qenë, godina e re do rrafshohet
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike u zotua se godina e Teatrit të ri do të shembet për t’i lënë vendi...
Ahmetaj mungoi në festën e PS-së, Gjiknuri: Nuk mbajmë shënim kush erdhi, akuzat ndaj tij nuk i komentoj
Damian Gjiknuri TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar mungesën e Arben Ahmetajt ...
Votimi për Avokatin e Popullit/ Berisha: Të gjitha pushtetet, veç kryebashkiakut të Shkodrës i ka qeveria
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me refuzimin për të votuar kandidatin e opozi...
Lokalet, Gjiknuri: Elbasanin do ta fitojmë, Gledian Llatja ka bërë punë të mirë
Damian Gjiknuri TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka lënë hapur rikandidimin e Gledi...
Zgjedhjet lokale, Gjiknuri: Me kundërshtarët që kemi ne nuk zbresim nën 40 bashki
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se Partia Socialiste në zgjedhjet lokale ka t...
Votimi elektronik në zgjedhje, Gjiknuri: Ka kosto të shtrenjta, nuk i kemi kushtet
Damian Gjiknuri TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me votimin elektronik ...
