Sport

Robert Lewandowski merr çmimin, që Lionel Messi ka 7 vite që e pret...

Pavarësisht shumë e shumë arritjeve të tij në futboll, ai kurrë nuk e ka fituar çmimin europian, ashtu si Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic dhe Ronaldinho, të gjithë mbajtësit e mëparshëm të këtij çmimi.

23 Dhjetor 2022, 10:40 Nga DOSJA
Robert Lewandowski merr çmimin, që Lionel Messi ka 7 vite që e

ANGLI - Robert Lewandowski ka fituar çmimin ‘Golden Foot’ për vitin 2022, një çmim që Lionel Messi nuk e ka fituar kurrë. ‘Pleshti’, që ende feston suksesin e jashtëzakonshëm të vendit të tij në Kupën e Botës me bashkëlojtarët argjentinas, mund të mos jetë aq i shqetësuar për mungesën e këtij çmimi.

Pavarësisht shumë e shumë arritjeve të tij në futboll, ai kurrë nuk e ka fituar çmimin europian, ashtu si Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic dhe Ronaldinho të gjithë mbajtësit e mëparshëm të çmimit.

 Por çfarë është saktësisht?

Çmimi prestigjioz, që mungon në koleksionin e Lionel Messit, e kanë fituar vetëm 20 lojtarë “Këmba e Artë” ekziston për 20 vjet dhe lista e fituesve të mëparshëm përfshin një listë të tërë legjendash të futbollit, por listës i mungon një emër.

Për të fituar çmimin duhet të jesh mbi 28 vjeç për të qenë në garë dhe është një çmim që mund të fitohet vetëm një herë. I jepet lojtarit më të mirë të vitit kalendarik të votuar nga gazetarët dhe Messi e gjen veten se ka 7 vite që nuk votohet për ta fituar.

Fituesi i këtij viti është Robert Lewandowski i Barcelonës, i cili aktualisht ka shënuar 18 gola dhe katër asistime në 19 ndeshje këtë sezon deri më tani. Sigurisht, ai kaloi një gjysmë viti të suksesshëm te Bayern Munich përpara se të kalonte verën në Nou Camp.

Robert Lewandowski festoon, pasi shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës. 34-vjeçari polak, ka një karrierë të gjatë si golashënues elitar, me 527 gola në karrierë dhe i bashkohet listës së pabesueshme të lojtarëve për të fituar çmimin. Duke folur për fitoren e tij, sulmuesi i Barçës shprehu krenarinë e tij për fitimin e një çmimi të tillë.

“Jam shumë i lumtur, jam shumë krenar. Për mua, është një nder i madh të fitoj këtë çmim, sepse e di se sa shumë më është dashur të punoj për këtë dhe tani mund të jem krenar për veten time. Nëse e shihni listën me emrat, fituesit e këtij trofeu, më bën edhe më krenar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll