Sport

Plotëson ëndërrën e tij të intervistojë Messin dhe shpërthen në lot në mes të intervistës…

Protagonisti në fjalë është gazetari i njohur nga Argjentina, Pablo Giralt. Pasi video mori një vëmendje të madhe në rrjetet sociale, gazetari dha një kontekst se pse reagoi kështu.

23 Dhjetor 2022, 00:13 Nga DOSJA
Plotëson ëndërrën e tij të intervistojë Messin dhe

ARGJNETINE - DIRECTV, një rrjet televiziv argjentinas, intervistoi së fundmi Lionel Messin. Videoja është bërë virale jo për shkak të komenteve të argjentinasit, por sepse gazetari që bënte intervistën shpërtheu në lot ndërsa ishte ende në transmetim pasi përmbushi një nga ëndrrat e tij të jetës: të intervistonte lojtarin më të madh të futbollit. Reagimi i futbollistit dhe afërsia e tij është i paçmuar.

Protagonisti në fjalë është gazetari i njohur nga Argjentina, Pablo Giralt. Pasi video mori një vëmendje të madhe në rrjetet sociale, gazetari dha një kontekst se pse reagoi kështu. "Ëndrra e jetës sime ishte të bëja një bisedë kokë më kokë me Messin. Nga dikush që e do, që e admiron dhe që ka pasur fatin ta shoqërojë. Për mua është e mrekullueshme të arrij këtë. Unë e vlerësoj shumë bujaria e Leos dhe babait të tij”, shpjegoi Giralt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll