Sport

Ministri francez kërkesë FIFA-s: “Duhet hetuar portieri i Argjentinës… për kukullën!”

Ministri i Ekonomisë së Francës, Brunio Le Mer, ka kërkuar nga FIFA që të hapë hetim dhe të ndëshkojë portierin Emiliano Martinez, i cili mbi autobus gjatë festës së trofeut, nxori një kukull me maskën e Kilian Mbape.

23 Dhjetor 2022, 00:20 Nga DOSJA
Ministri francez kërkesë FIFA-s: “Duhet hetuar portieri i

FRANCE - Talljet e futbollistëve argjentinas e jo vetëm, në fund të finales së Kupës së Botës ku triumfuan përballë Francës me penallti, janë bërë objekt polemikash e diskutimesh të shumta. Dhe duket se tashmë çështja ka marrë edhe nuanca politike.

Ministri i Ekonomisë së Francës, Brunio Le Mer, ka kërkuar nga FIFA që të hapë hetim dhe të ndëshkojë portierin Emiliano Martinez, i cili mbi autobus gjatë festës së trofeut, nxorri një kukull me maskën e Kylian Mbappe. Por jo vetëm atë, pasi ka kërkuar edhe të merren masa ndaj Sergio Agueros, i cili në një transmetim live në rrjetet sociale fyeu Camavingan.

“Janë fyerje të padenja, çfarë po bën FiFA? Sporti është një çështje fair-play dhe respekti, edhe për humbësit”, ka deklaruar ai duke kërkuar ndërhyrjen e organizatës më të lartë të futbollit botëror.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll