Sport

VIDEO/ Real Madridi fiton thellë ndaj Vllaznisë! Megi Doçi shënon golin e parë në Champions League...

Real Madridi fiton 5-1 ndaj Vllaznisë. Përfundon aventura e vajzave shkodrane në Champions League, me një përvojë më shumë në arenën ndërkombëtare

22 Dhjetor 2022, 21:20 Nga DOSJA

VIDEO/ Real Madridi fiton thellë ndaj Vllaznisë! Megi Doçi

SPANJE - Ka ndodhur ajo që pak kush e ka pritur në Spanje. Skuadra e Vllaznisë për femra ka shtangur madrilenet.

Sulmuesja e njohur shkodrane, Megi Doçi, ka ekzekutuar me mjeshtëri një goditje dënimi, në minutën e 5-të, duke shënuar edhe golin e pare për Vllazninë. Jo vetëm në këtë takim, por edhe në aventurën e tyre të Champions League. 1-0 për Vllazninë.

Por gëzimi dhe entuziami i vajzave shkodrane zgjeti vetëm 6 minuta, pasi Real Madridi barazoi në 1-1 me anë të Weir.

Në vijim, epërsia e e madrileneve bëhet më e dallueshme dhe Abelleira shënon dy herë radhazi, në minuten e 18-të dhe të 21-të me penallti, duke e çuar rezultatin në 3-1. Me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para...

Në pjesën e dytë, Real Madridi e thelloi epërsinë e saj, duke shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Camachos në minutën e 79-të dhe dhe të Partidos pas katër minutash, duke mbyllur ndeshjen me fitoren e thellë te saj 5-1.

Ndiqeni ndeshjen live në faqen tonë:

 B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll