Sport

Shaun Botterill, autori i fotos së Lionel Messit që theu rekordin absolut në Instagram, tregon se si e ka realizuar atë...

Fotoja e Lionel Messit me kupën e kampionëve të Botës, tashmë ka më shumë se 71 milionë ‘like’, të publikuara në Instagramin e tij dhe që theu rekord në rrjetin social.

22 Dhjetor 2022, 19:17 Nga DOSJA

Shaun Botterill, autori i fotos së Lionel Messit që theu rekordin

KATAR - Ashtu si shumë, ose të gjithë, ai moment i së dielës mbrëma, ka një histori dhe një 'baba', fotoreporterin e agjencisë Getty, Shaun Botterill, 55 vjeç, i cili shpjegoi për CNN se si e realizoi foton e famshme, në të cilën Messi është mbi shpatullat e Sergio Agueros, me trofeun e ngritur mbi kokë. Gjëja më kurioze është se fotografi nuk ka as një llogari në Instagram, ndaj nuk e ka kuptuar fenomenin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Botterill, si të tjerët, ishte në portë, së bashku me shumicën e tifozëve të Argjentinës dhe ishte e natyrshme që Messi dhe shokët e tij të afroheshin pas portës me rrjetat tashmë të prera, pasi kishin shkuar për të marrë Kupën në skenë në mes të fushës ‘Stadiumi Lusail’. Në të njëjtën kohë, dhjetëra fotografë e ndiqnin atë.

“Përfundova duke mbetur në vendin e duhur. Unë mendoj se shumica e reporterëve duhet të kenë pak fat dhe unë pata disa të dielën në mbrëmje. Befas Messi qëndronte aty përpara meje dhe nuk lëvizte shumë, duke mbajtur Kupën herë me një dorë, herë me dy. Isha rreth dy metra larg tij dhe pozicioni doli shumë i mirë”,- shpjegoi ai, duke rrëfyer se nuk i pëlqente prerja që i kishin bërë fotos në Instagram. 

Botterill bëri debutimin e tij në Kupën e Botës 1986, por ai është ende i mahnitur me atë që ka arritur: “Më kujtohet edhe se e mendoja: 'Uau, si dreqin përfundova në këtë vend? Sepse në këto situata, ne sundohemi nga masat (e njerëzve) që na udhëheqin. Ishte e pabesueshme që Messi ishte para meje, mbi supet e Agueros, duke mbajtur Kupën dhe duke ua treguar atë tifozëve. Ka një ndikim, apo jo? Ai kishte një fytyrë të lumtur, gëzim, trofe, por duket edhe pak kaotik’.

Sa i përket arritjes në Instagram, nuk u kuptua menjëherë se fotografia kishte mundur vezën e famshme, të publikuar në vitin 2019 që mbante rekordin me 55 milionë pëlqime (është rritur në 58 milionë…). "Është qesharake, sepse meqë nuk kam Instagram, nuk di as të pres një foto". Është qesharake të jesh një djalosh 55-vjeçar që nuk ka as një llogari, por ka dy fëmijë që mendojnë, se kjo është gjëja më e mahnitshme në botë...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll