Sport

Një mural në Buenos Aires, përjetëson Leo Messin me Kupën e Botës…

Katër ditë pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës, një mural i parë, me imazhin e Lionel Messit duke ngritur trofeun është pikturuar në një mur në kryeqytet.

23 Dhjetor 2022, 07:17 Nga DOSJA
Një mural në Buenos Aires, përjetëson Leo Messin me

ARGJENTINE - Duke bërë histori, me fitimin e Kupës së tij të parë të Botës dhe duke qëndisur një yll të tretë në fanelën ‘Albiceleste’, Lionel Messi shfaqet në një mural gjigant 30 m² me imazhin e kapitenit argjentinas, duke ngritur trofeun në një mur në Buenos Aires.

Me përmasa afërsisht 6 metra lartësi me 5 gjerësi, afresku kërkonte 60 bojëra me spërkatje: e vendosur në lagjen e Palermos, murali tregon Messin dhe portierin Emiliano Martinez në sfond, të rrethuar nga Paulo Dybala dhe Rodrigo de Paul.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” shihet i veshur me të famshmen "bisht", këtë veshje tradicionale arabe zi-artë, e cila iu vendos mbi supet pak para dhënies së trofeut.

 “Është mënyra ime për të thënë faleminderit. Është gjithashtu një dhuratë për njerëzit. Futbolli për argjentinasit është gjithmonë një gëzim dhe na lejon të kalojmë më mirë kohët e vështira,- tha artisti i rrugës Maximiliano Bagnasco, autor i kësaj vepre monumentale. - Argjentinën e pamë të bashkuar me miliona njerëz në rrugë... Jemi kampionë bote!”  

Autor i afreskeve të njohura në Argjentinë, artisti 39-vjeçar ka prodhuar në mënyrë të veçantë një gjigant tjetër, 40 metra të lartë, që përfaqëson "Zotin" tjetër të futbollit argjentinas, Diego Maradona, në një ndërtesë në Canning, në periferi jugore nga Buenos. Aires.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll