Sport

Vllaznia e mbyll Champions Leaguen, me vetëm 1 gol të shënuar dhe 28 të pësuar në gjashtë ndeshje!

Pavarësisht shifrave, që flasin kundër Vllaznisë në çdo aspekt të këndvështrimit sportiv, në këtë ndeshje të fundit Megi Doçi liderja e kësaj Vllaznie arriti të shënojë edhe golin e parë europian të kësaj faze dhe të vetëm për shkodranet në 6 ndeshje ndërkohë që kanë pësuar 28.

23 Dhjetor 2022, 00:24 Nga DOSJA
Vllaznia e mbyll Champions Leaguen, me vetëm 1 gol të shënuar dhe

SPANJE - Vllaznia është mundur edhe në ndeshjen e fundit përballë Realit të Madridit në stadiumin 'Alfredo di Stefano' në Madrid me shifrat 5-1.

Vërtet humbja e 6 në po kaq ndeshje por niveli ku mbërriti Vllaznia e femrave ishte tejet i lartë për këtë kategori të futbollit që në vendin tonë mbetet ende e brishtë.

Pavarësisht shifrave, që flasin kundër Vllaznisë në çdo aspekt të këndvështrimit sportiv, në këtë ndeshje të fundit, Megi Doçi, liderja e kësaj Vllaznie, arriti të shënojë edhe golin e parë europian të kësaj faze dhe të vetëm për shkodranet në 6 ndeshje, ndërkohë që kanë pësuar 28.

Përballë tyre ishin elita e Europës si Chelsea, Paris SG dhe Real Madrid, duke e bërë të pamundur edhe ëndërrimin e një pikë. Gjithsesi në këto pak ndeshje Vllaznia ka fituar eksperiencën e duhur, që ndoshta të rikthehet sërish me një tjetër hap përpara drejt konsolidimit të saj në kupat e Europës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll