Sport

Luis Suarez, në Rosario për të kaluar familjarisht Krishtlindjet me Messin...

Familjet e të dy lojtarëve, që kanë një miqësi e madhe do të festojnë së bashku festat dhe titullin botëror të fituar nga argjentinasi.

23 Dhjetor 2022, 07:20 Nga DOSJA
Luis Suarez, në Rosario për të kaluar familjarisht Krishtlindjet

ARGJENTINE - Luis Suarez dhe familja e tij mbërritën këtë të enjte në qytetin argjentinas të Rosarios për të vizituar mikun e tij Leo Messi, i cili po pushon në shtëpinë e tij, në një lagje private në periferi të qytetit, pasi u bë kampion bote me Argjentinën më 18 dhjetor.

Pak para orës 13:00 (me orën lokale), avioni me Luis Suarez u ul në aeroportin ndërkombëtar Rosario Islas Malvinas me një fluturim privat nga Montevideo. Ai, së bashku me gruan e tij, Sofía Balbi dhe tre fëmijët e tyre mbërritën në qytetin e provincës së Santa Fe, për t'u takuar me familjen e Messit, me të cilin ata kanë një miqësi të ngushtë që nga koha e tyre në Barça.

Pak orë më parë, Jorge Messi, babai i yllit, mbërriti në të njëjtën pistë, me një avion tjetër privat që u nis nga Barcelona; dy nga djemtë e tij, Matías dhe Rodrigo dhe qeni i tij, Zeus, i shoqëruar nga një sasi e madhe bagazhesh, thanë burimet në aerodrom për EFE.

Sipas mediave lokale, Suarez ka mbërritur për të kaluar festat e Krishtlindjeve me të gjithë ata. Aeroporti është vetëm 8 kilometra nga Kentucky Country Club, komuniteti ekskluziv me porta, ku banon 'Pleshti', gruaja e tij, Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre kur janë në qytet.

Të dielën e kaluar, në llogarinë e tij në Instagram, sulmuesi uruguajan shkroi "Urime Gordo" së bashku me një pamje të një videotelefonate me kapitenin e Albiceleste, ku lojtari i Rosarios shihej me kupën në duar.

"Urime mik! TI JE KAMPION BOTE. Le të thonë çfarë të duan, ti je dhe do të jesh më i miri",- ka shtuar Suárez në llogarinë e tij në Twitter.

Uruguajani dhe argjentinasi, të cilët sapo kanë luajtur Botërorin që për nga mosha duket të jetë i fundit në karrierën e tyre sportive, krijuan një miqësi të madhe kur u takuan në Barcelonë midis 2014 dhe 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll