Art&Argëtim

Elsa Lila fiton çmimin e parë në festivalin e 61 të RTSH, në Eurovision shkon Albina Kelmendi

Elsa Lila fitoi Festivalin, por Albina Kelmendi dhe familja e saj do të shkojnë për të përqafësuar Shqipërinë në Mbretërinë e Bashkuar me këngën "Duje" dedikuar familjes. 

23 Dhjetor 2022, 00:39 Nga k.m.
Elsa Lila fiton çmimin e parë në festivalin e 61 të RTSH,
Albina Kelmendi dhe Elsa Lila

TIRANË- Rikthehet Elsa Lila! Këngëtarja e njohur shqiptare ka marrë çmimin e parë nga juria në Festivalin 61 të këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Pas marrjes së çmimit, ajo është ngjitur në skenë për të kënduar edhe njëherë këngën fituese, duke bërë dhe një përshëndetje për të gjithë mbështetjen që kishte marrë nga publiku, e po ashtu nuk mungoi as përshëndetja për të bijën Evita, të cilës i është dedikuar edhe kënga. 

"Ndjej shumë në këtë moment dhe e kam të vështirë që ta përmbledh. E gjitha ndodhi fale jush, falë jurisë, falë orkestrës, falë një stafi të palodhshëm dhe falë vajzës time që më dha kaq inspirim. Faleminderit për dashurinë dhe emocionet. Ka qenë ndër i madh që të jem përballë jush. Kënaqësi që e përthithët këngën. S'kanë kaluar 2 ditë dhe e këndoni me mua,"-tha Elsa Lila.

Por publiku ka vendosur ndryshe për përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision. Albina Kelmendi dhe familja e saj do të shkojnë për të përqafësuar Shqipërinë në Mbretërinë e Bashkuar me këngën "Duje" dedikuar familjes. 

"Ju duam shumë do t'ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shumë faleminderit, ju përulemi,"-tha Albina pas marrjes së çmimit. 

ÇMIMET E TJERA TË NATËS FINALE: 

Vendi i parë- Elsa Lila- Evita
Vendi i dytë- Albina Kelmendi dhe familja- Duje
Vendi i tretë- Kastro Zizo- To farm- Anonime

Kompeticioni ndërkombëtar Eurosong do të mbahet në këtë edicion të 67-të në Liverpool, Mbretëri e Bashkuar, pasi fituesit e vitit 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, e kanë të pamundur ta mbajnë ngjarjen muzikore në vendin e tyre, për shkak të Luftës me Rusinë.

elsa lila

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Dhjetor 2022, 11:57 f.g

Çifuti Shqiptar fiton Muzeun e Vet

Foto ilustruese I internuar nga sulltani në një qytet në atë që është Mali i Zi i sotëm, mesia i rremë i sheku...