Art&Argëtim

Leonardo Di Caprio nuk i ndahet 'vesit'/ Harron Gigi Hadid, 'kapet mat' me modelen 25 vite më të re

Teksa prej disa ditësh u përfol se kishte nisur një romancë të re me modelen e njohur Gigi Hadid, ai ka bërë lëmsh rrjetin pasi së fundmi është parë duke darkuar me aktoren dhe modelen Victoria Lamas.

22 Dhjetor 2022, 11:21 Nga a.l
Leonardo Di Caprio nuk i ndahet 'vesit'/ Harron Gigi Hadid,
leonardo Di Caprio

SHBA- Aktori Leonardo Di Caprio duket se nuk i ndahet vesit. Teksa prej disa ditësh u përfol se kishte nisur një romancë të re me modelen e njohur Gigi Hadid, ai ka bërë lëmsh rrjetin pasi së fundmi është parë duke darkuar me aktoren dhe modelen Victoria Lamas. Ajo është 25 vjet më e re se ai. 

Siç shkruajnë edhe mediat e huaja, aktori i 'Wolf of Wall Street' dhe modelja panë në The Bird Streets Club teksa u larguan veçmas, por në fund hipën në një makinë. Victoria kishte veshur një bluzë të zezë me jakë dhe pantallona të zeza. Leonardo shfaqej me një bluzë të zezë, xhinse blu të gjera, një palë atlete të bardha, një xhaketë të zezë dhe kapelën e tij të zezë të bejsbollit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Izabel Alves (@fofocamiope)

Victoria Lamas është vajza e aktorit Lorenzo Lamas, i cili kishte luajtur në Falcon Crest. Ajo është një aktore dhe modele me rreth 23,000 ndjekës në Instagram, ku poston shpesh për udhëtimet e saj dhe koncertet e modelingut. Ajo ka luajtur në role të tilla si The Last Thing the Earth Said, A Virtuous Role dhe Two Niner./Dosja.al

leonardo di caprio

Sondazh

Poll