Art&Argëtim

Ishte duke kënduar me Flor Mumajesin në Festival, Fifi zbulon për herë të parë shtatzëninë

Kjo e fundit kur Flori Mumajesi dha lajmin, vrapoi të përqafonte këngëtaren. 

22 Dhjetor 2022, 23:36 Nga k.m.
Ishte duke kënduar me Flor Mumajesin në Festival, Fifi zbulon për
Pamje nga festivali

TIRANË- Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi do të bëhet nënë për herë të parë. Pas përfundimit të performancës së saj me mikun, Flori Mumajesi, ky i fundit i bëri publik lajmin, duke u shprehur se në skenë ishin 4 persona, duke përfshirë edhe moderatoren Arbana Osmani. Kjo e fundit kur Flori Mumajesi dha lajmin, vrapoi të përqafonte këngëtaren. 

BISEDA NË FESTIVAL:

Flori Mumajesi: Ishim 4 veta këtu sot...
Arbana Osmani: E morët vesh kush do bëhet mami?
Flori Mumajesi:Kjo ishte arsyeja që unë erdha këtu, ta ketë kujtim Fifi, por edhe unë si dajë.
Fifi: Jam njeriu më i lumtur në botë, po e pres një fëmijë. Nuk kam dashur ta them. Kësaj here kam kënduar me fëmijën tim. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë, sot e kuptoj çfarë po rritet brenda meje. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje.
Arbana Osmani: Jam shumë e lumtur për ty

Që prej daljes nga "Big Brother VIP" këngëtarja nisi një lidhje dashurie me Adis Patushin, i cili ka një djalë me modelen e njohur Adrola Dushin, i pagëzuar me emrin Troi. 

festivali i 61 i kenges

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Dhjetor 2022, 11:57 f.g

Çifuti Shqiptar fiton Muzeun e Vet

Foto ilustruese I internuar nga sulltani në një qytet në atë që është Mali i Zi i sotëm, mesia i rremë i sheku...