Art&Argëtim

VD/ "Cobra" zbulon fiksimin me Dua Lipën, Andrew Tate: Ajo mund të më jepte 1 djalë të fortë gjysmë-shqiptar

Megjithatë, fakti që Lipa mund të ishte feministe, dhe ai feminizmin nuk e ka fort qejf ka bërë që idenë ta hedhë poshtë

22 Dhjetor 2022, 11:14 Nga f.g
VD/ "Cobra" zbulon fiksimin me Dua Lipën, Andrew Tate: Ajo
Dua Lipa dhe Andrew Tate

TIRANE- Personazhi kontravers i rrjeteve sociale, Andrew Tate i njohur për këshillat e tij mbi "maskilitetin toksik", ka zbuluar se dashuria e tij e famshme është shqiptarja Dua Lipa. I pyetur në një intervistë, Tate i njohur edhe si "Top G", tha se për një moment ka menduar edhe të bëjë një fëmijë me Lipën, pasi ajo mund ti dhuronte një djalë gjysëm shqiptar, por që do të ishte i fortë. Megjithatë, fakti që Lipa mund të ishte feministe, dhe ai feminizmin nuk e ka fort qejf ka bërë që idenë ta hedhë poshtë. 

“Kam parë një video të Dua Lipës shumë kohë më parë. Ajo ndodhej në Shqipëri duke bërë një valle tradicionale shqiptare. Mendova se ajo mund të më jepte gjysmë djem të fortë shqiptarë. Por unë mendoj se ajo është një feministe. Pra, nëse do të flisja me të për më shumë se dy minuta, do të largohesha me siguri.”-tha Tate.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Wudan Warrior (@thewudanwarrior)

Tate është i njohur për dhënien e këshillave për toksicitetin mashkullor. Ai nuk i pëlqen feministet dhe ndan komente negative për to, çka ka bërë që shumë nga videot e tij të ndalohen në platformat sociale për shkak të mizogjenisë dhe gjuhës së urrejtjes. /Dosja.al

andrew tate dua lipa

Sondazh

Poll