Art&Argëtim

Disa ditë më parë daja i saj u aksidentua për vdekje, Elhaida Dani performon në 'Festivalin e Këngës': Nuk është një ditë e thjeshtë

Pak para se kënga të niste, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se dalja e saj në skenë nuk ishte fare e thjeshtë, pasi pak më herët Elhaida humbi dajën e saj në një aksident rrugor në Shkodër.

22 Dhjetor 2022, 14:58 Nga a.l
Disa ditë më parë daja i saj u aksidentua për vdekje,
Elhaida Dani

TIRANË- Dje u transmetua nata e tretë e Festivalit të Këngës, e cila solli në vëmendje këngët ndër vite të performuara në këtë skenë. Mes artistëve të njohur që performuan në skenën e madhe të këtij festivali ishte edheElhaida Dani, e cila e shoqëruar me Gjergj Kaçinarin do të performonte “Natën Vonë”, hitin e kënduar dikur nga Vaçe Zela.

Pak para se kënga të niste, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se dalja e saj në skenë nuk ishte fare e thjeshtë, pasi pak më herët Elhaida humbi dajën e saj në një aksident rrugor në Shkodër.

Nuk është një ditë e thjeshtë për të. Artistët ndodh që të jenë edhe njerëz, njerëz normal me një jetë normale. Ndodh që të detyrohen të këndojnë në një skenë, pak orë pasi ka ndodhur një fatkeqësi. Shpirti është coptuar nga një dhimbje e madhe, por artistët e mëdhenj si Elhaida nuk e zhgënjejnë publikun dhe paraqiten pavarësisht dhimbjes për të kënduar”- u shpreh ajo.

Edhe pse me lot në sy, Elhaida ia doli të përcillte gjithë energjinë e “Natën Vonë” tek publiku që s’i kurseu duartrokitjet. Sot do të mbahet nata finale e Festivalit të 61-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe kjo natë ka rezervuar shumë emocione. 21 finalistë do të performojnë duke konkurruar gjithashtu për çmimin e madh dhe të rëndësishëm të festivalit, ku fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin gjigand të 'Eurovsion 2023'.  5 artistët e rinj të kualifikuar për në finale janë Melodajna Mancaku, Erma Mici, Urban Band, Gent Hoxha, Vanesa Sono të cilët u bashkohen në natën e sotme finale 16 këngëtarëve të afirmuar të muzikës. Me votat e publikut dhe jurisë sot do të shpallet fituesi i Festivalit të 61-të të Këngës./ Dosja.al

festivali i këngës në rtsh elhaida dani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Dhjetor 2022, 11:57 f.g

Çifuti Shqiptar fiton Muzeun e Vet

Foto ilustruese I internuar nga sulltani në një qytet në atë që është Mali i Zi i sotëm, mesia i rremë i sheku...