Art&Argëtim

Will Smith i zhgënjyer nga filmi i tij i fundit, 'Emancipation' nuk po arkëton para pas shuplakës së Chris Rock

Në fundjavën e saj të hapjes, flimi 120 milionë dollarësh fitoi një mesatare prej vetëm 3 mijë dollarësh për shfaqje. E gjithë kjo e tronditi 54-vjeçarin, i cili ka qenë i sukseshëm në karrierë, i cili qartësisht do të kërkonte një rikthim pas shuplakës.

22 Dhjetor 2022, 19:45 Nga d.a.
Will Smith i zhgënjyer nga filmi i tij i fundit,  'Emancipation'
Smith

SHBA- Kur Mayan Lopez dhe Selenis Leyva shpallën të nominuarit për Golden Globe 2023 më 12 dhjetor, një emër mungonte dukshëm. Gati nëntë muaj pasi ai goditi prezantuesin Chris Rock në skenën e çmimeve të Akademisë, Will Smith dhe drama e tij prestigjioze, 'Emancipation', u shpërfillën plotësisht dhe burimet thonë se supi i ftohtë i Hollivudit nuk kaloi pa u vënë re nga aktori i turpëruar.

Sipas Radaronline, në fundjavën e saj të hapjes, flimi 120 milionë dollarësh fitoi një mesatare prej vetëm 3 mijë dollarësh për shfaqje. E gjithë kjo e tronditi 54-vjeçarin, i cili ka qenë i sukseshëm në karrierë, i cili qartësisht do të kërkonte një rikthim pas shuplakës.

"Will e di se është një rrugë e gjatë drejt shëlbimit dhe shumë njerëz nuk do ta falin atë. Por kjo me të vërtetë e shtyn atë në shtëpi."- tha një burim.

Fansat nuk janë të vetmit njerëz që e kundërshtojnë rikthimin e tij në ekran., pasi disa burime pohuan se shoku i vjetër hollivudian i Will, Tom Cruise, e ka shmangur me çdo kusht aktorin pas shuplakës së dëgjuar në të gjithë botën.

"Will i është afruar Tomit disa herë, duke u përpjekur të rilidhet dhe të shohë nëse ata mund të shoqërohen dhe të mendojnë për disa projekte së bashku. Një film solid me Tomin do të garantonte rikthimin e Will-it, ose kështu mendon ai. Will ka ofruar madje të fluturojë për në Londër nëse kjo është më e përshtatshme, por Tom nuk kafshon dhe as nuk i shkruan atij përsëri," pohoi një burim i brendshëm. 

will smith mayan lopez selenis leyva chris rock

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Dhjetor 2022, 11:57 f.g

Çifuti Shqiptar fiton Muzeun e Vet

Foto ilustruese I internuar nga sulltani në një qytet në atë që është Mali i Zi i sotëm, mesia i rremë i sheku...