Art&Argëtim

Elsa Lila dhe Capital T risollën këngën 'Pyes Lotin', kompozitori: Ma keni bërë pis këngën! Si mund ta denigroni kështu? RTSH ta heqë këtë variant të shëmtuar

Veizi shkruan se kënga e tij është trajtuar në mënyrë joprofesionale dhe 'të shëmtuar'. Ai i ka kërkuar RTSH që ta heqë nga transmetimi. 

22 Dhjetor 2022, 12:37 Nga a.l
Elsa Lila dhe Capital T risollën këngën 'Pyes Lotin',
Capital T dhe Elsa Lila

TIRANË-  E veçanta e natës së tretë në Festivalin e Këngës ishte rikthimi i dueteve me artistë të njohur. Këngëtarja Elsa Lila u shfaq në skenën e festivalit me reperin Capital T ku përformoi pas 25 vitesh këngën e saj 'Pyes Lotin'. Dueti u prit më së miri nga publiku mes duartrokitjesh dhe brohoritjesh. Megjithatë pati edhe kritika. Vetë kompozitori i këngës, Valentin Veizi nuk e ka pëlqyer aspak këtë version të sjellë në festival i cili ka bërë një reagim zhgënjyes. Në një shkrim të gjatë në rrjete sociale, Veizi shkruan se kënga e tij është trajtuar në mënyrë joprofesionale dhe 'të shëmtuar'. Ai i ka kërkuar RTSH që ta heqë nga transmetimi. 

POSTIMI I PLOTË:

MOS MA BENI PIS KëNGëN! Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikës sime të indinjuar në lidhje të një varianti të këngës “Pyes Lotin” që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSHsë, duke qenë se skam patur mundësi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube këngën, më bën pershtypje (indinjuan) dy gjëra: e para nuk e di kush ka marrë guximin e ka pasur kurajon të m'a bëjë “pis” këngën time, mirë që nuk kanë aftësinë profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit. Së dyti: Ti (kushdo) mund të rikëndosh një kënge, por nuk ke asnjë të drejtë të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit, (kompozitorit). Më lini t'ja u them troç edhe njëherë Lilës edhe Capitalit, modeli i këngës që ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një këngë aq të bukur si kënga “Pyes Lotin” , prandaj do ti' lutem Radio televizionit Shqiptar t'a heqi nga çdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar!

Sot do të mbahet nata finale e Festivalit të 61-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe kjo natë ka rezervuar shumë emocione. 21 finalistë do të performojnë duke konkurruar gjithashtu për çmimin e madh dhe të rëndësishëm të festivalit, ku fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin gjigand të 'Eurovsion 2023'.  5 artistët e rinj të kualifikuar për në finale janë Melodajna Mancaku, Erma Mici, Urban Band, Gent Hoxha, Vanesa Sono të cilët u bashkohen në natën e sotme finale 16 këngëtarëve të afirmuar të muzikës. Me votat e publikut dhe jurisë sot do të shpallet fituesi i Festivalit të 61-të të Këngës./ Dosja.al

festivali i këngës në rtsh elsa lila valentin veizi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Dhjetor 2022, 11:57 f.g

Çifuti Shqiptar fiton Muzeun e Vet

Foto ilustruese I internuar nga sulltani në një qytet në atë që është Mali i Zi i sotëm, mesia i rremë i sheku...