Sport

Messi çdo ditë në 'duart' e argjentinasve, imazhi tij tani në një kartmonedhë!...

Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet vërtet një ide unike, që po ju pëlqen që tani të gjithëve në Argjentinë.

22 Dhjetor 2022, 17:11 Nga DOSJA
Messi çdo ditë në 'duart' e argjentinasve, imazhi tij

ARGJENTINE - Lionel Messi dhe Argjentina e tij bënë historinë, duke fituar Botërorin në Katar, i treti në historinë e ‘Albicelestëve’. Në vendin latino-amerikan po mendojnë ende si të gjejnë mënyrën për ta festuar këtë arritjes siç duhet, duke e përjetësuar për ta bërë për të paharrueshme.

Zërat e fundit flasin madje për mundësinë e emetimit të një kartëmonedhe prej 1000 pesos me fytyrën e shtatë herë “Topit të Artë”, e cila e konvertuar do të ishte e barazvlefshme me 5.39 euro. Një gjë e tillë, por në një sasi të limituar ka ndodhur edhe imazhin e Diego Armando Maradonës.

Sipas një publikimi të ‘El Financiero’, funksionarët e Bankës Kombëtare të Argjentinës, po vlerësojnë mënyrat për të përkujtuar arritjen historike të skuadrës në Botërorin “Katar 2022”. Një hipotezë do të ishte imazhi i Messit, që të stampohej në një kartëmonedhë prej 1000 pesos. Ky emëtim i detyrohet edhe faktit se prerja e kartmonedhës nis me ‘10’ numrin e kapitenit të kombëtares 'albiceleste'.

Gjithsesi, në banknotën në fjalë nuk do të jetë vetëm Leo Messi. Në fakt duket se nga pas do të jetë shkrimi “La Scaloneta”, pra epiteti i të gjithë skuadrës që vjen nga emri i trajnerit Lionel Scaloni. Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet vërtet një ide unike, që po ju pëlqen që tani të gjithëve në Argjentinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll