Sport

Rastësia, përcakton Leo Messin edhe si fitues të Champions League…

Argjentinasi është në ‘rrugën e tij’ për të fituar Champions League, të parë në historinë e Paris Saint Germain

22 Dhjetor 2022, 15:12 Nga DOSJA
Rastësia, përcakton Leo Messin edhe si fitues të Champions

FRANCE - Leo Messi tashmë ka pasur kohë të përtypë trofeun e kampionit të botës që mori pak ditë më parë në Katar. Argjentinasi jo vetëm mori yllin e tretë për Argjentinën  dhe i dha fund të gjitha krahasimeve të mundshme me Diego Armando Maradona, por u zgjodh edhe lojtari më i mirë i turneut.

Po çfarë ndodhi herën e fundit, që Messi fitoi çmimin e ‘Lojtarit më të mirë’?  Argjentinasi e mori çmimin në finalen e hidhur në Maracana kundër Gjermanisë, ku Mario Gotze i mposhti ‘albicelestët’ me një gol në kohën shtesë. ‘Pleshtit’ iu desh të ngushëllohej me çmimin për ‘Lojtarin më të mirë’ të Botërorit.

Disa muaj më vonë, ai krijoi një treshe ëndrrash, së bashku me Neymar Júnior dhe Luis Suarez dhe të udhëhequr nga Luis Enrique, ata fituan finalen në Berlin kundër Juventusit, ndërkohë që Messi fitoi Champions League e tij të katërt dhe të fundit deri më sot.

Tashmë me Paris Saint Germain, Messi po ndjek ëndrrën për të marrë 'Veshgjatën' e pestë, me të cilën do të barazohej me Cristiano Ronaldon. Shorti i 1/16-ës nuk u soll mirë me ta, pasi u renditën në vendin e dytë në grup dhe do të përballen me Bayern Munich, me ndeshjen e kthimit në Gjermani.

Nuk do të jetë e lehtë për PSG-në të fitojë Champions League në histori, por tani ata kanë një Messi të rinovuar dhe me koincidencën e Kupës së Botës. Kur u zgjodh si më i miri, ai mori edhe Champions League e radhës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll