Sport

Rudi Garcia në pankinë dhe Ospina në portë: Ja kush është Al Nassr, ekipin e ri CR7

Skema taktike e preferuar e skuadrës saudite është rreshtimi 4-2-3-1 dhe, sipas të gjitha gjasave, Cristiano do të luajë rolin e krahut të majtë ose të qendërsulmuesit.

22 Dhjetor 2022, 16:29 Nga DOSJA
Rudi Garcia në pankinë dhe Ospina në portë: Ja kush

ARABIA SAUDITE - Kryesuesit e Ligës Pro Saudite. Cristiano Ronaldo do të nisë që këtu, nga forca e parë e divizionit të lartë saudit, pas nëntë javësh të ligës, për të shkruar faqen e fundit të karrierës së tij të gjatë. 

Një sfidë jo mbresëlënëse në fushë, por tejet tërheqëse nga pikëpamja ekonomike, duke qenë se kampioni portugez do të marrë rreth 200 milionë euro në sezon te Al Nassr deri në vitin 2025, mes pagave dhe sponsorëve të ndryshëm.

Por cilin ekip do të gjejë CR7 në Riad? I freskët nga fitorja 2-0 ndaj Al Adalh (dje në Kupën e Mbretit), Al Nassr është një nga klubet më të suksesshme dhe më të përkrahur në Arabinë Saudite. Themeluar në vitin 1955, në nivel kombëtar ka fituar 9 kampionate kombëtare, 6 Kupa të Mbretit, 3 Kupa të Kurorës së Princit Saudit, 3 Kupa të Princit Faysal Bin Fahd dhe një Superkupë saudite, ndërsa ndërkombëtarisht ka fituar një Superkupë në Azi, një Kupë të Fituesve të Kupës AFC dhe 2 Champions League të Gjirit, si dhe pjesëmarrje në Kupën e Botës për Klube FIFA 2000.

Trajneri i verdheblu është francezi i njohur Rudi Garcia, i cili që nga korriku i kaluar ka arritur gjashtë fitore, një barazim dhe një disfatë në tetë ndeshje të luajtura, me një mesatare pikësh prej 2.38 pikë për ndeshje dhe një propozim bindës për lojë. 

Në skuadrën saudite janë disa të huaj si brazilianët Luiz Gustavo dhe Talisca, apo sulmuesi kamerunian Vincent Aboubakar, apo mbrojtësi spanjoll Alvaro Gonzalez, pa harruar edhe ishin e Serisë A: David Ospina, i cili në verë i tha lamtumirë Napolit për të fluturuar për në Riad. Skema taktike e preferuar është 4-2-3-1 dhe, sipas të gjitha gjasave, Cristiano do të luajë rolin e krahut të majtë ose të qendërsulmuesit. Për të udhëhequr Al Nassr drejt kuptimit të tij të mirëfilltë: fitore ("Nassr", në fakt, në arabisht).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll