Sport

Vllaznia ‘poker’ ndaj Teutës në “Loro Boriçi”, e mbyll me goleadë vitin 2022!

Me këtë sukses Vllaznia ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Teuta e mbyll vitin e fundit me 14 pikë në 15 javë të luajtura.

22 Dhjetor 2022, 18:04 Nga DOSJA
Vllaznia ‘poker’ ndaj Teutës në “Loro

SHKODER - Pas tri humbjeve radhazi, skuadra e Vllaznisë rikthehet te fitorja në javën e fundit për vitin 2022 të Abissnet Superiores ndaj Teutës, të cilën e mundi 4-0 në “Loro Boriçi”.

Që në pjesën e parë shkodranët tregojnë trendin e lojës, duke shënuar dy gola, në fillim me Hakajn në minutën e 20-të dhe më pas me Kaina, që shndërron në gol një penallti në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë është Ardit Hoxhaj, ai i cili shënon edhe golin e tretë në minutën e 73-të përpara se Kotobelli në të 78-të do të linte Teutën me 10 lojtarë dhe t’i jepte mundësinë Vllaznisë të shënonte edhe golin e katërt me Kainën në minutën e 90-të, duke i shkaktuar humbjen e parë Edi Martinit, në këtë rikthim të tijin në drejtimin e Teutës, ku kish marrë dy fitore dhe tashmë një humbje në tre ndeshje.

Me këtë sukses Vllaznia ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Teuta e mbyll vitin e fundit me 14 pikë në 15 javë të luajtura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll