Sport

Egnatia befason Kastriotin me 10 lojtarë, Erzeni-Bylis 'firmosin' paqe midis tyre...

Surpriza ndodhi në Kamëz. Skuadra rrogozhinase e Egnatias rikthehet te suksesi, teksa triumfoi në transfertë ndaj Kastriotit me rezultatin 2-3. Shijakasit dhe ballshiotët barazojnë 1-1.

22 Dhjetor 2022, 15:40 Nga DOSJA
Egnatia befason Kastriotin me 10 lojtarë, Erzeni-Bylis 'firmosin'

TIRANE - Në mesditën e të enjtes, janë luajtur edhe dy takime të javës së 15-të të Abissnet Superiores. Surpriza ndodhi në Kamëz. Skuadra rrogozhinase e Egnatias rikthehet te suksesi, teksa triumfoi në transfertë ndaj Kastriotit me rezultatin 2-3.

Ishte një sfidë emocionuese, ku golat ndiqnin njeri-tjetrin. Në përfundim, miqtë treguan “muskujt” ndaj krutanëve, pasi i mposhtën edhe duke luajtur prej minutës së 43-të edhe me 10 lojtarë, pas largimit nga fusha të Agbekpornu që u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Autorë të golave ishin: Santiago Selmani (37’) dhe Hasani (58’) për Kastriotin, ndërsa Jackson (32’) me penallti, Fernando (61’) dhe Delarge (66’) shënuan për Egnatian.  

Në ndeshjen tjetër në “Niko Dovana” të Durrësit, Erzeni dhe Bylisi u ndanë në një barazim 1-1. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Muçollari (33’) në pjesën e parë. Në të dytën, ballshiotët kërkuan të menaxhonin epërsinë, por Sadiki (83’) shënoi golin e barazimit 1-1 për Erzenin.

Pas këtyre rezultateve të ajvës së 15-të dhe e fundit për vitin 2022, Egnatia e 24 pikë renditet e treta, Erzeni me 2 pikë më pak pozicionohet e katërta, ndërsa Kastrioti dhe Bylisi ndajnë vendet 7-8 përkatësisht me nga 18 dhe 16 pikë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll