Sport

Sonte Real Madrid-Vllaznia/ Me ndeshjen e mbrëmjes, vajzat shkodrane mbyllin pjesëmarrjen e tyre në Champions League…

Në arritjen e saj historike të pjesëmarrjes mes 16 më të mirave të Europës, Vllaznia e femrave i jep fund aventurës së të saj të fazës së grupeve në Champions League.

22 Dhjetor 2022, 17:28 Nga DOSJA
Sonte Real Madrid-Vllaznia/ Me ndeshjen e mbrëmjes, vajzat shkodrane

MADRID - Pikërisht ndaj vajzave të Realit të Madridit e filluan këtë fazë grupesh në Shkodër, ku u mundën 2-0, dhe sot në mbrëmje, në orën 21:00, të dyja skuadrat jashtë shanseve për të bërë më tepër, shpresojnë ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme pjesëmarrjen e tyre në Europë.

Vllaznisë në këtë fazë të 16-shes iu desh të përballej me skuadra të një niveli shumë të lartë si Chelsea, Paris SG që ndodhet në vendin e dytë dhe Real Madridin.

Pesë ndeshje të luajtura mes 16-shes më të mirë europiane dhe asnjë pikë madje asnjë gol. Gjithsesi, një eksperiencë për të mësuar për Vllazninë, që një vit më pas ta ketë Champions League, një habitat të sajin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll