Politike

“Do digjej Kuvendi”, PD rrëzon Metën: S’kemi pasur plane për djegie institucionesh

9 Shtator 2019, 14:11 Nga DOSJA
“Do digjej Kuvendi”, PD rrëzon Metën: S’kemi pasur

TIRANË- Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, se ka pasur plan për të djegur Kuvendin.Në një reagim  për mediat, Bardhi u shpreh se PD dhe opozita e bashkuar nuk kanë pasur kurrë qëllim të tillë.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit. Partia Demokratike fton mediat të hapë arkivat e javëve përpara 30 qershorit dhe do të gjejë se opozita dhe kreu i saj, Lulzim Basha, ka denoncuar skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka patur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD dhe opozitës. Në këtë këndvështrim, duhet të lexohet edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se “nuk mund të pranonte një Rajshtag në Shqipëri”. Të gjithë e dinë se me djegien e dyshimtë të Parlamentit gjerman, Hitleri çimentoi pushtetin nazist pas ardhjes në pushtet pak kohë para djegies së Rajshtagut. Partia Demokratike e konsideron komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit si një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës, ndërsa anëtarët e këtij komisioni, personazhe të dosjeve 184 dhe 339, si bashkëpunëtorë të krimit në vjedhjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare”, ka qenë ky ragimi i Bardhit.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë. Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklarata e metes djegia e kuvendit gazment bardhi ilir meta meta në komision deklarata e metes djegia e kuvendit gazment bardhi ilir meta meta në komision

Sondazh

Poll