Politike

Rizgjidhet me vota unanime si kryetari i Këshillit të Durrësit, Alfred Mullaraj: Falenderoj Vangjush Dakon, më besoi…

9 Shtator 2019, 14:19 Nga DOSJA
Rizgjidhet me vota unanime si kryetari i Këshillit të Durrësit,

DURRËS– Alfred Mullaraj është zgjedhur për herë të dytë në krye të Këshillit të Qarkut të Durrësit.

Kryetari u rizgjodh për një mandat të dytë me votën e të gjithë këshilltarëve pjesëmarrës, ndërsa nënkryetar u zgjodh përfaqësuesi i Krujës Isuf Baku.

Pas rizgjedhjes si kryetar, Mullaraj i falenderoi të pranishmit për besimin duke mos harruar të përmendte edhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon. 

“Faleminderit për besimin që më dhatë për të vazhduar edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar si kryetar i këshillit të qarkut. Kam një falenderim të veçantë për udhëheqësit politik të PS, mikun tim Vangjush Dakon që më besoi që unë të jem në krye të këshilli edhe për një mandat 4-vjeçar. Çdo problem dhe çdo detyrim i jemi përgjigjur qytetarëve. Kemi pasur marrëdhëniet të shkëlqyer me të treja bashkitë”, u shpreh Mullaraj.

Këshilli i Qarkut Durrës ka 19 anëtarë, 10 nga të cilët përfaqësojë bashkinë Durrës, 5 atë të Krujës dhe 4 anëtarë nga Bashkia Shijak.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred mullaraj durres keshilli bashkiak i durresit vangjush dako alfred mullaraj durres keshilli bashkiak i durresit vangjush dako

Sondazh

Poll