Politike

2 orë llogari në Komisionin Hetimor, komenton Meta: I lumtur, deri në 2022, presidenca, kështjellë e pamposhtur

9 Shtator 2019, 14:08 Nga DOSJA
2 orë llogari në Komisionin Hetimor, komenton Meta: I lumtur, deri

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar seancën e zhvilluar sot në Kryesinë e Kuvendit, ku raportoi për mbi 2 orë në Kryesinë e Kuvendit. Meta shkruan në rrjetet sociale, se ndihet i lumtur që iu dha mundësia të rikthehet në Kuvend pas gati 2 vitesh, dhe garanton se deri në 2022, presidenca do të jetë një kështjellë e pamposhtur në anën e interesit publik.

Ilir Meta: Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë. Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta në komision ps shkarkon metën ilir meta meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll