Sport

“Gerrard u arratis nga paparacët, i maskuar si një plak dhe në një karrige me rrota”...

Peter Crouch kujton se si ish-kapiteni Liverpool iu largua gazetarëve, në dalje të një klubi nate…

22 Dhjetor 2022, 14:10 Nga DOSJA
“Gerrard u arratis nga paparacët, i maskuar si një plak dhe

ANGLI - Peter Crouch është gjeni dhe figurë. Sa argëtim në fushë, aq edhe jashtë fushës. Ish-lojtari i Liverpoolit dhe Tottenhamit ka zbuluar edhe një anekdotë në një podcast të 'BBC'. Ajo ishte për Steven Gerrad dhe netëve të tij jashtë në klubet e natës së Liverpoolit.

"Më kujtohet një natë që Steve erdhi i veshur si një plak, me maskë në fytyrë dhe një karrocë me rrota, madje kishte një tub. Jashtë ambienteve kishte shumë gazetarë, por ai erdhi pa asnjë problem. Për më tepër. Ai ‘interpretoi’ aq mirë sa që edhe paparacët e ndihmuan të futej brenda”,- kujton Peter Crouch.

Crouch i referohet edhe një tjetër 'parti' historik: "Natën kur arritëm në finalen e Champions League më 2007, ishte ndoshta nata më e mirë e jetës sime. Qyteti ishte në zhurmë dhe klubi ishte plot me njerëz të famshëm dhe aktorë."

"Të gjithë ishin të veshur mirë... përveç lojtarëve të Liverpoolit. Arritëm me tuta, por të gjithëve nuk u interesonte se si ishim veshur. Kur futesh në një finale të Champions League, mund të shkosh si të duash",- kujton ish-lojtari i kombëtares angleze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll