Sport

Trajneri i PSG-së, shprehet i kënaqur: "Rikthimi i Mbappe është një sinjal i fortë"...

Në përfundim të ndeshjes miqësore të së mërkurës kundër Quevilly-Rouen (3-1), trajneri i Paris-SG, Christophe Galtier, është kënaqur me rikthimin e shpejtë të Kylian Mbappé në skuadrën pariziene.

22 Dhjetor 2022, 11:56 Nga DOSJA
Trajneri i PSG-së, shprehet i kënaqur: "Rikthimi i Mbappe

FRANCE - Këtë të mërkurë, në përfundim të ndeshjes miqësore kundër Quevilly-Rouen Métropole, e fituar 3-1 nga skuadra e tij, Christophe Galtier, trajneri i Paris-SG, është shprehur i gëzuar në mikrofonin e Paris-SG TV për rikthimin në stërvitje të Kylian Mbappé, vetëm tri ditë pas finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës (3-3, 2-4 me penallti). Ai tha se ishte "shumë i lumtur që e pa atë. Kylian bëri një Botëror shumë të madh, - vazhdoi ai.

Ky kthim është gjithashtu një sinjal i fortë për të gjithë. Ai është një lojtar që mund të jetë zhgënjyer që nuk ka ngritur trofeun më të bukur, edhe nëse ka qenë golashënuesi më i mirë në këtë Botëror (me 8 gola). Ai donte të rikthehej shumë shpejt në kontakt me skuadrën dhe të përgatitej për afatet që i afrohen shumë shpejt. Jemi shumë, shumë të lumtur që e shohim atë”.

Duhet theksuar se një tjetër pjesëmarrës në Botëror është rikthyer në stërvitjet e PSG-së të mërkurën: Achraf Hakimi, i katërti në turne me Marokun, u pritur triumfalisht të martën nga bashkatdhetarët e tij pas kthimit nga Katari. Gjithsesi, është padyshim shumë herët për të ditur, nëse Mbappé dhe Hakimi, do të jenë të disponueshëm për rifillimin e L1 në ndeshjen kundër Strasburgut më 28 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll