Aktualitet

“Merr frymë me tuba”/ Mamaja e kenianes së dhunuar: Vajza nuk lëviz dot duart, flokë të reja po i dalin

Keniania thotë se i vetmi përmirësim i vogël i vajzës është se kanë nisur t’i dalin flokët dhe lëkura ka filluar t’i rigjenerohet.

21 Dhjetor 2022, 20:09 Nga A.B
“Merr frymë me tuba”/ Mamaja e kenianes së dhunuar: Vajza
Joyce Achieng Aoko dhe nena e saj

TIRANË- Nëna e 22-vjeçares keniane Joyce Achieng Aoko e cila u dhunua në mënyrë makabre në muajin gusht ka dhënë detaje për shëndetin e vajzës nga Spitali i Traumës. Ajo u shpreh për disa media se gjendja e vajzës së saj nuk është përmirësuar pasi Joyce vijon të marrë frymë përmes tubave dhe aparaturave.

“Jam këtu për t’ju përditësuar me gjendjen shëndetësore të vakzës time, Disa media kanë shkruar se Xhoi është përmirësuar, por e vërteta është se gjendja nuk është përmirësuar dhe ende nuk është rehabilituar, sepse merr frymë përmes aparaturave. Është duke marrë frymë përmes këtij tubi dhe  akoma nuk mund t’i lëviz dot duart.

Me anë të një video-mesazhi, keniania thotë se i vetmi përmirësim i vogël i vajzës është se kanë nisur t’i dalin flokët dhe lëkura ka filluar t’i rigjenerohet. Më tej ajo thotë se vijon ta ketë disa pyetje në lidhjet me personat e vërtetë, të cilët kanë gisht në këtë ngjarje të rëndë që shokoi mbarë opinionin publik.

Ajo është duke iu nënshtruar disa terapive, por ende nuk është e rehabilituar dhe në gjendje të vetëdijshme. I vetmi përmirësim është se kanë nisur t’i dalin flokët dhe i është rigjeneruar lëkura. Vazhdoj të kem ende shumë pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë se kush janë përgjegjësit që e sollën time bijë në këtë gjendje”, shtoi ajo.

Pavarësisht dhimbjes së madhe që i ka pllakosur shpirtin prej muajsh, nëna e Joyce gjeti rastin të falënderojë të gjitha ata persona që i kanë qëndruar pranë në hallin e saj dhe madje nuk harron të përçojë dhe mesazhe urimi për festat e fundvitit.

“Jam duke e mbikëqyrur në spitalin traumë dhe falënderoi të gjitha ata që  janë paraqitur për të na ndihmuar. Faleminderit dhe njëherë dhe gëzuar festat”, u shpreh ajo.

SI NDODHI NGJARJA? Joy Aoko u gjet e dhunuar në orët e para të mëngjesit të 14 gushtit. Mikesha e saj hapi dritaren dhe poshtë hostelit ku jetonin pa një vajzë gjysmë të zhveshur e të shtrirë. Ajo zbriti menjëherë poshtë dhe zbuloi se bëhej fjalë për shoqen e saj dhe e dërgoi në spital. Policia deri më tani ka shpërndarë një ‘njoftim të thatë’ përmes të cilit deklaron se ngjarja është regjistruar si ‘plagosje e rëndë me dashje’. Autor të dyshuar, nuk ka ende! 

joyce achieng aoko

Sondazh

Poll