Aktualitet

Vasil Bollano aksidenton me makinë 17-vjeçarin në rrugë, i mituri përfundon në gjendje kome

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i mituri i plagosur, ende i paidentifikuar me emër, është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka përfunduar në koma. 

21 Dhjetor 2022, 18:51 Nga k.m.
Vasil Bollano aksidenton me makinë 17-vjeçarin në rrugë, i
Foto ilustruese

VLORË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me të miturin e aksidentuar nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, pasditen e sotme në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i mituri i plagosur, ende i paidentifikuar me emër, është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka përfunduar në koma. 

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme teksa i mituri ishte duke kaluar rrugën. Pas ngjarjes, Bollano është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, ndërsa lidhur me të kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

vasil bollano aksidenton te miturin

Sondazh

Poll