Aktualitet

'S'i dallova dot, qëlluan me leva'/ Morën porosi për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë, 3 në pranga, akuzohen për goditje për shkak të detyrës

Ndalimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë së Lezhës, por ende nuk dihen detaje lidhur me emrat e agresorëve dhe shkakun e dhunës ndaj drejtorit të OSHEE.

21 Dhjetor 2022, 17:45 Nga k.m.
'S'i dallova dot, qëlluan me leva'/ Morën porosi
Edmir Përndreca

LEZHË- Zbardhet sulmi ndaj drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Edmir Përndreca. Sebastiano Malotaj  dhe Leonard Pepa janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi goditën dhe dhunuan drejtorin e OSHEE-së Edmir Përndreca më 30 nëntor për shkak të detyrës.

Ngjarja ndodhi më datë 30 nëntor, kur edhe Përndreca u godit me sende të forta. Si autor të dyshuar të ngjarjes janë shoqëruar në Policinë e Lezhës 5 persona, ku për 3 prej tyre është prerë fletë arresti. Ndaj tyre është ngritur akuza e "Goditjes për shkak të detyrës", ndërsa ka dyshime të forta se mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë.

Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, Edmir Përndreca thotë se nuk i njohu tre personat që e dhunuan, por shtoi se në atë moment po qarkullonte me makinën e punës.

"Më ndoqën dhe më goditën makinën. Sa zbrita më goditën me leva. Ishin tre persona, por nuk arrita t’i identifikoj,”-deklaroi ai për Policinë nga spitali i Traumës.

NJOFTIMI I POLICISË:Zbardhet me prova ligjore, plagosja e rëndë e një punonjësi të OSHEE, Lezhë, ngjarje e ndodhur më datë 30.11.2022. Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundviti”.I dëmtuan automjetin, punonjësit të OSHEE, Lezhë, dhe e goditën atë për shkak të detyrës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë së Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, mbështetur në inteligjencën informative, kanë vijuar hetimet me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundviti”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 30 nëntor 2022, në aksin rrugor “Shënkoll-Lezhë”, ku u dhunua fizikisht shtetasi E. P., 43 vjeç, me detyrë drejtor i OSHEE, Lezhë. Si rezultat i operacionit “Fundviti”, u identifikuan, u kapën dhe u ndaluan shtetasit L. P., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fillimisht i kanë dëmtuar automjetin shtetasin E. P., gjatë lëvizjes, dhe më pas e kanë goditur atë, për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin e përdorur nga 2 të arrestuarit, për kryerjen e kësaj ngjarjeje.

Sulmi vjen pas itensifikimit të kontrolleve të OSHEE, për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonteve debitor. Autorët besohet se kanë ndjekur lëvizjet e drejtorit të OSHEE dhe më pas i bënë pritë, duke i përplasur mjetin dhe më pas e qëlluan me sende të forta. Pas goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë. Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, shkoi drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 

 

edmir përndreca dhunohet edmir përndreca oshee sebastiano malotaj leonard pepa

Sondazh

Poll