Aktualitet

Mbolli 10 mijë bimë kanabisi gjatë verës, arrestohet në Fier personi i shpallur në kërkim (EMRI)

Ky person dyshohet se ka kultivuar rreth 10 mijë bimë kanabisi në korrik në Mujalli.

21 Dhjetor 2022, 19:49 Nga A.B

Mbolli 10 mijë bimë kanabisi gjatë verës, arrestohet në

FIER-Policia e Fierit ka arritur të arrestojë të shumëkërkuarin Robert Bego (alias Fatmir, Xheki Qelia), më së shumti i njohur si Fatmir Qelia.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit në fshatin Mujalli në 20 korrik, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara rreth 10 mijë rrënjë kanabisi në mes të misrit. Këto bimë narkotike dyshohet se i përkisnin Fatmir Qelisë.  

Në lidhje bimët e kanabisit të gjetura, u arrestuan edhe Sejdi Genica dhe Vezir Genica, si edhe dy policët Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për Krimet dhe Roland Ndreko, me funksion ndihmës specialist, të dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

fatmir qelia

Sondazh

Poll