Aktualitet

I vodhi 30 mijë euro një qytetari teksa i kontrollonte banesën, arrestohet efektivi i Policisë në Cërrik (EMRI)

Efektivi Geraldo Nela akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

21 Dhjetor 2022, 19:00 Nga A.B
I vodhi 30 mijë euro një qytetari teksa i kontrollonte banesën,
Denoncuesi Andrea Gjini

CËRRIK-Geraldo Nela, me detyrë efektiv policie, është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka grabitur një shumë parash gjatë kontrollit të një banese. Efektivi i arrestuar është 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi pranë Komisariatit të Policisë Cërrik.

Ai është vënë në pranga pas denoncimit të banorit të Belshit, Syrja Kuqja, se gjatë kontrollit të banesës së tij dhe të vëllait të tij, mëngjesin e djeshëm, efektivi Geraldo Nela i ka grabitur 30 mijë euro. Efektivi Geraldo Nela akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:Më datë 21.12.2022, nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, u krye arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, i punonjësit të policisë: • Inspektor G. N., 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi pranë Komisariatit të Policisë Cërrik. Arrestimi i këtij shtetasi u krye në kushtet e flagrancës në kuadër të veprimeve procedurale të autorizuara nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në lidhje me kallëzimin e shtetasit S. K., me banim në Marinzë, Belsh, i cili në kallëzimin e tij pretendonte se gjatë një kontrolli të ushtruar pranë familjarëve të tij, më datë 20.12.2022, këtij shtetasi i ishte vjedhur një shumë prej 30 mijë euro në ambjentet e jashtme të banesës në pronësi të tij. Në lidhje me këtë ngjarje dhe si rezultat i punës hetimore të pandërprerë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë inspektor G. N. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i shumës prej 30 mijë euro që ky punonjës policie ia kishte vjedhur shtetasit S. K. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Rasti u bë publik ditën e djeshme. Andrea Gjini, vëllai i Syrja Kuqjas, deklaroi për mediat se: “Ne kërkojmë drejtësi, se ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakoshme që të vidhen 30 mijë euro nga një punonjës policie që nuk ka se si ekziston në botë. Ne duhet të mbrohemi nga policia, jo të vidhemi nga shteti. Policia ka hyrë te shtëpia e vëllait tim. Rreth orës 07:20 të mëngjesit, isha në lokal, se kam një lokal, dhe isha duke punuar. Vjen shefi i policisë edhe më thotë në banesën tënde ka një kontroll dhe kanë ardhur nga Tirana. Ok thashë unë s’ka problem. Kontrolluan banesën time të rrethuar me policë me maska. Pas kontrollit që na bënë neve dhe të vëllai im vidhen 30 mijë euro nga një punonjës policie, që nusja e vëllait e vendos me emër e me të gjitha. Kemi që në mëngjes që policia nuk merr asnjë lloj mase. Kemi vajtur në komisariartin e Cërrikut, Belshit, ata nuk marrin asnjë masë ku nusje e vëllait i vuri gishtin se ky djali është (referuar policit që akuzohet) pasi kishte edhe xhupin e fryrë. Vëllai ka ikur që në 1993 në Greqi dhe tani ka ardhur. Ka punuar në emigracion dhe me mund të madh”.

geraldo nela syrja kuqja andrea gjini

Sondazh

Poll