Aktualitet

Përurimi i punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri, Aleanca: Shumica e shoqërisë dhe opozitës ishin në gjumë ose kafe

Përurimi u shoqërua me protesta, nga shoqëria civile.

21 Dhjetor 2022, 17:36 Nga A.B
Përurimi i punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri, Aleanca:
Aleanca

TIRANË- Ditën e sotme u bë përurimi i punimeve të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Në ceremoninë e përurimit të punimeve, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi projektin si gur të çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin dhe do të jetë destinacion ndërkombëtar. Përurimi u shoqërua me protesta, nga shoqëria civile. Për mungesën e opozitës, Aleanca për Teatrin shkruan se ose do jenë në gjumë ose në kafe, duke ironuzar në këtë mënyrë mungesën e politikës. 

SHKRIMI:

Shkermoqja e shtetit ligjor!

Shoqeria shqiptare nuk do te shpetoje dot nga hija e Teatrit, sado perurime apo ahengje te behen para syve te shqiptareve.

Sot, ne sheshin e Teatrit, duhet te ishin shume protestues si qytetare te thjeshte te Tiranes, struktura opozitare, aktiviste te lire, etj...jo thjeshte per te ngritur zerin , por sepse historia ka nevoje per deshmitare te ketyre ngjarjeve te medha...siç eshte per shembull shkermoqja e shtetit ligjor.

Ne 1945, i njejti shesh e godine, u perdoren per gjyqet e tmerrshme politike, ku jam e sigurte qe plot forca policore kishin rrethuar sheshin gjate kohes qe vihej ne skene akti i ekzekutimit te elites intelektuale te vendit.

Sot, ne 2022, akti me i fundit, ku ne te njejtin shesh te rrethuar me polica, ekzekutohet njehere e mire shteti ligjor.

Historia ka nevoje per deshmi...sa turp qe kur ti tregojme brezave te ardhshem do na duhet tu themi qe ekzekutimi i shtetit ligjor ne 2022 kaloi me nje aheng...

Pati pak deshmitare, sepse shumica e shoqerise dhe opozites ishin...ne gjume apo ne kafe!

#DrejtesiPerTeatrin

aleanca e teatrit

Sondazh

Poll