Aktualitet

Aksidenti në Llogara/ U përplas nga Vasil Bollano, i mituri në gjendje të rëndë, sillet në Tiranë

I mituri është identifikuar si Elio Hamiti, i cili është në gjendje kome për shkak të frakturave që ka marrë në kokë, ndërkohë që mjekët flasin edhe për dëmtim të organeve të brendshme.

21 Dhjetor 2022, 19:42 Nga k.m.
Aksidenti në Llogara/ U përplas nga Vasil Bollano, i mituri në
Foto nga momenti kur nxirret nga ambulanca

TIRANË- I mituri që  përplas nga Vasil Bollano është sjellë me urgjencë në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I mituri është identifikuar si Elio Hamiti, i cili është në gjendje kome për shkak të frakturave që ka marrë në kokë, ndërkohë që mjekët flasin edhe për dëmtim të organeve të brendshme. Sipas mjekëve, 17-vjeçari ka fraktura në gjithë trupin dhe plagë që i rrezikojnë jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, ndërsa drejtuesi i mjetit, Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariatin e Vlorës.

elio hamiti vasil bollano aksidenton te miturin vasil bollano

Sondazh

Poll