21 Dhjetor 2022, 18:06
Nga k.m.a.b.
Vasil Bollano
VLORË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano ka aksidentuar një të mitur në Llogara. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17.00 të pasdites, teksa po kalonte në rrugë. Menjëherë i mituri është dërguar në spital, ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që nga Policia e Vlorës ka bërë me dije se 66-vjeçari Bollano është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku edhe po jep versionin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
Kush është Vasil Bollano?
Vasil Bollano është presidenti i Omonias dhe përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri. Më 21 prill 2009 ai u dënua me gjashtë muaj burg dhe gjobë 3,800 € për heqjen e tabelave, pasi kundërshtoi tabelat e vendosura nga autoritetet sepse ato ishin të shkruara vetëm në gjuhën shqipe. Në dhjetor 2009, pas një hetimi nga prokuroria e Vlorës, ai u akuzua për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare duke lëshuar leje ndërtimi të paligjshme përgjatë bregdetit jugor shqiptar. Më 24 maj 2010, një bombë shpërtheu në banesën e tij.
vlore aksident ne vlore vasil bollano vasil bollano aksidenton te miturin
Aktualitet
21 Dhjetor 2022, 17:45
k.m.
Edmir Përndreca
LEZHË- Zbardhet sulmi ndaj drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Edmir Pë...
Aktualitet
21 Dhjetor 2022, 17:36
A.B
Aleanca
TIRANË- Ditën e sotme u bë përurimi i punimeve të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Në ceremon...
Aktualitet
21 Dhjetor 2022, 17:37
d.a.
Takis Theodorikakos
GREQI- Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodorikakos tha se në kohën e vrasjes së dyfis...
Aktualitet
21 Dhjetor 2022, 17:28
k.m.
Viti i ri në Dubai
Gjithnjë e më shumë shqiptarët kërkojnë ta kalojnë jashtë vendit natën e ndërrrim...
Aktualitet
21 Dhjetor 2022, 17:21
k.m.
Foto ilustruese
BELGJIKË- 4 persona nga Shqipëria dhe Rumania rrezikojnë deri në 7 vjet burg për kontrabandë droge nga Belgji...
Aktualitet
21 Dhjetor 2022, 17:07
A.B
Prokuroria
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar shumën prej 22 milionë lekëve dhe ka ndaluar Ilir Thana i cili akuzohe...
Aktualitet
21 Dhjetor 2022, 15:46
k.m.
Klodjan Samurri
BRITANI E MADHE- Shqiptari, me profesion transportues, i cili përdhunoi një grua të pavetëdijshme në shtratin...
Aktualitet
21 Dhjetor 2022, 15:44
I.A
Hassan Hyerani
TIRANË- Agjencitë ligj-zbatuese shqiptare në bashkëpunim me drejtorinë e emigracionit në policinë e shtet...
Aktualitet
21 Dhjetor 2022, 15:34
k.m.
Foto ilustruese
“Ora News” hedh dritë mbi një dosje voluminoze të mashtrimit me Call-Centera në Tiranë dhe Itali, ku n...
Aktualitet
21 Dhjetor 2022, 15:24
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Përpos gripit sezonal, ekspertët tregojnë se është rikthyer edhe gripi i syve, ose Konjuktivi Adenovi...