Aktualitet

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, flet ministri grek: Në momentin e vrasjes duhet të kishte pasur një patrullë policie

Këto deklarata ai i bëri në një intervistë për SKAI, ku theksoi se ngjarja ishte tepër tronditëse aq më tepër që ndodhi në një ambjent publik dhe në një orar jo shumë të vonë.

21 Dhjetor 2022, 17:37 Nga d.a.
Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, flet ministri grek:
Takis Theodorikakos

GREQI- Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodorikakos tha se në kohën e vrasjes së dyfishtë, të shtetasve shqiptar Kreshnik Çerçizaj dhe Armand Organja, në Nea Smyrni duhet të kishte patrullim në shesh.

Këto deklarata ai i bëri në një intervistë për SKAI, ku theksoi se ngjarja ishte tepër tronditëse aq më tepër që ndodhi në një ambjent publik dhe në një orar jo shumë të vonë.

“Ngjarja në Nea Smyrni është një ngjarje shumë tronditëse. Është një vrasje, të dielën mbrëma në botë dhe e kuptoj që kjo mbjell shqetësim. Të dielën mbrëma duhet të ishte patrulla e DIAS-it. I kam kërkuar policisë që të kapërcejë çdo lloj sindrome fobike dhe të forcojë praninë e saj efektive kudo. Në incidentin e Nea Smyrni kishte një sindromë fobike”.- tha ministri.

Ndërsa nëse bëhet fjalë për larje hesapesh, ai theksoi se vlerësimi i policisë është se bëhet fjalë për një marrëveshje mes njerëzve të natës që i përkasin mafies shqiptare.

"Ndoshta ka degëzime të tjera, për të cilat mund të kemi edhe ndërkombëtare. bashkëpunim, por nuk do t'u përgjigjem pyetjeve tuaja më specifike."-përfundoi ai.

takis theodorikakos vriten dy shqiptare ne athine kreshnik cercizaj  armand organja

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2022, 14:23 A.B

Ndaj gjithçka nga kudo që udhëton

Krishtlindja dhe Viti i Ri po afrojnë dhe shumë prej jush kanë zgjedhur t’i festojnë jashtë vendit. Jenikujdesur dhe keni rezer...