Politike

'E kam pyetur Ballën, sa para ke ardhur në Tiranë?'/ Bylykbashi: Kur t'i bjerë karrigia do e kuptojë se rënia nuk do ndalojë

Bylykbashi deklaroi se nuk mundet një simbol i shkeljes së Kushtetutës si Ardian Dvorani, që të votohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

21 Dhjetor 2022, 16:15 Nga A.B
'E kam pyetur Ballën, sa para ke ardhur në Tiranë?'/
Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi iu përgjigj deklaratës së kreu të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Teksa mori sërish fjalën në Kuvend, Bylykbashi rikujtoi një pyetje që i ka bërë vite më parë Ballës, pyetje që sipas tij e vuri në pozitë. Më tej, ai theksoi se nuk mundet një simbol i shkeljes së Kushtetutës si Ardian Dvorani, që të votohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

'Shqiptarët na krahasojnë ne të dy, e kanë të qartë, dikur i kam bërë dhe një pyetje, e kujton se me sa para ke ardhur në Tiranë. Do vijë dita që do e kuptojnë se kur ti bjerë karrigia nuk do ndalojë rënia deri në fund fare. Nuk mundet që një simbol i shkeljes së Kushtetutës të votohet si anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.'- tha Bylykbashi. 

ored bylykbashi seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll