Politike

VD- Alibeaj SHERR me Tritan Shehun në Kuvend: Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj. Noka i ndau: Kthehu para, mos na shih fare!

Përplasja ka ardhur sepse sërish mbështetësit e Sali Berishës janë futur në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare me minutazh të shkurtuar.

21 Dhjetor 2022, 15:55 Nga k.m.
VD- Alibeaj SHERR me Tritan Shehun në Kuvend: Je kokrra e legenit, ta
Momenti i përplasjes

TIRANË- Seanca e sotme ka sjellë përplasje mes vetë deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me listën e diskutantëve në Foltoren e sotme në Kuvend. Përplasja ka ardhur sepse sërish mbështetësit e Sali Berishës janë futur në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare me minutazh të shkurtuar. Kjo ka bërë që deputetët e Berishës të ngrenë zërin në Kuvend dhe të përplasen me kolegun e tyre, Enkelejd Alibeaj, kjo pasi ky i fundit është edhe pse e Konferencës së Kryetarëve, të cilët caktojnë rendin dhe çështjet që do të shqyrtohen në seancë plenarë. Por po ashtu, 'gjakrat' janë ndezur në momentin kur fjalën e mori Flamur Noka, i cili pretendoi se Kuvendi e kishte nxjerrur nga grupi parlamentar i demokratëve, duke paralajmëruar kryeparlamentaren Lindita Nikollën se do ta padiste në Gjykatë Kushtetuese. 

Por teksa Noka përballej me Nikollën, nisi dhe një përplasje mes Enkelejd Alibeajt dhe Tritan Shehut, ndërsa Noka tentoi që të shuante gjakrat duke i kërkuar Alibeajt që të kthehej para dhe të mos i provokonte. 

DEBATI I PLOTË MES DEMOKRATËVE: 

Lindita Nikolla: Kam zotin Noka që kërkon fjalën...

Flamur Noka: Ju vazhdoni pa asnjë vendim dhe asnjë të drejtë, e me urdhër nga lart që të caktoni se kush është deputet i kësaj force, apo asaj force. KQZ më ka kthyer përgjigje më 17 shtator dhe më thotë, ju bëj me dije se bashkangjitur do të keni listën e deputetëve në Kuvend, në këtë listë emri im është së bashku me Sali Berishën, Albana Vokshin. Janë në listën e PD. Flamur Dalip Noka. Tani iu bëj me dije që tek kreu 3 thotë, brenda 5 ditëve nga data e zgjedhjeve të kryetarëve të Kuvendit, çdo deputet bën deklarimin se cilit grup i bën pjesë. Më nxjerr dokumentin që kam kërkuar që të iki nga grupi parlamentar, ose më nxirr vendimin me të cilin i ke dhënë të drejtë vetes që të më përjashtosh. Ndryshe je në shkelje të ligjit. Ndryshe po iu them që nga nesër do të bëj gati një padi për shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës. Silleni në këtë Kuvend sikur të ishte mehjane.

*shpjegohet Lindita Nikolla: Unë kam marrë në administrim një vendim të PD dhe e kam komunikuar në seancë. Kjo gjë ka ndodhur në praktikën parlamentare edhe në legjislaturën e përjavshme. Fjala për zonjën Dhurata Çupi...

Flamur Noka: Nxirr vendimin

Oerd Bylykbashi: Grupi Parlamentar nuk ka marrë asnjë vendim…

Flamur Noka: Apo e vendos ti me Taulantin se kush është deputeti i opozitës dhe kush jo?!

Lindita Nikolla: E kam këtu vendimin e Grupit Parlametar…

Lindita Nikolla: Ua kam vendosur njëherë në dispozicion. Patjetër.

Flamur Noka: Kush je ti?

Lindita Nikolla: Ju lutem tani se kemi një rend dite, nuk është në rendin e ditës veprimtaria e grupit parlamentar të PD.

Tritan Shehu: …ai ka falsifikuar dokumentet

Enkelejd Alibeaj: Je legen, je kokrra e legenit. Se të vij atje dhe ta tregoj. Ta tregoj unë legen. Ta tregoj dhe ta mësosh mirë. Ta tregoj unë thashë. Legen.

Flamur Noka: Kthehu para.

Enkelejd Alibeaj: Mos mu drejtua mua ashtu. Shiko këtu tek unë. Hë mos ma bëj dorën ashtu, se vij ta tregoj ty edhe atij tjetrit. Legen.

Por debati nuk u ndal me aq, edhe pse Nikolla tentoi që të vijonte me seancën plenare.

flamur noka enkelejd alibeaj seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll