Politike

U la jashtë grupit parlamentar, Noka paralajmëron Nikollën: Do të padis në GJK, më nxorre nga lista e PD

Noka paralajmëroi Nikollën për padi në Gjykatën Kushtetuese.

21 Dhjetor 2022, 15:56 Nga A.B
U la jashtë grupit parlamentar, Noka paralajmëron Nikollën: Do
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dënoi heqjen e emrit të tij nga grupi parlamentar i PD-së. Gjatë seancës së sotme, Noka iu drejtua kryeparlamentares, Lindita Nikollës, duke i thënë se emri i tij është në listë sipas KQZ-së. Më tej, Noka paralajmëroi Nikollën për padi në Gjykatën Kushtetuese.

Flamur Ndoka: Kushtetua, ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet. Emri im shkruhet jashtë grupeve parlamentare. Ju vazhdoni të thoni se kush është kreu i kësaj force, i kërkova KQZ me thirrje, më dërguan një listë, emri im është me Berishën, Vokshin, Spahon.. në listën e PD. Zonjë më nxirr dokumentin ku unë kërkova të jem jashtë grupeve parlamentare, apo unë të iki nga PD. Më nxirr një vendim që na ka shpallur armik, ndryshe që nga nesër do të bëj gati një padi në GJK për shkelje të ligjit dhe rregullores, për sjelljen në Kuvend. 

Lindita Nikolla: Nuk është cështje e Kushtetutës dhe e Kodit Zgjedhor, por e grupit parlamentar. Kjo është cështje e brendshme e PD. E kam këtu dhe vendimin që vendos këtu për përjashtimin tuaj. Nuk është në rendin e ditës veprimtaria e PD. 

flamur noka seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll