Politike

Bylykbashi: I kam thënë kryeministrit, kë po bëni gati të sillni në Gjykatën Kushtetuese

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi ka theksuar se çështja e dytë që ai ka ngritur është për kandidatin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvorani.

21 Dhjetor 2022, 15:47 Nga I.A
Bylykbashi: I kam thënë kryeministrit, kë po bëni gati
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka pyetur se kur do të bëhet lufta kundër korrupsionit në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi ka theksuar se çështja e dytë që ai ka ngritur është për kandidatin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvorani. Ai ka theksuar se Dvorani është një kandidat që vepron kundër ligjit.

"Lufta kundër korrupsionit është prioritet, por nuk është prioritet në Kuvend. Kur do të bëhet kjo prioritet në Kuvend. Çështja e dytë është për kandidatin e Gjykatës Kushtetuese. Është një kandidat, i cili ka qenë prokuror dhe ka kërkuar burg për ata që kërkuan lirm nga komunizmi. Është një kandidat që vepron kundër ligjit. I kam thënë që atë ditë kryeministrit, kë po bëni gati të sillni në Gjykatën Kushtetuese," tha Bylykbashi

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll