Politike

Rezoluta për genocidin serb, Shehu: Sjellje dhe qëndrim i rëndë politik, Kuvendi i mbyll gojën deputetëve

Shehu tha se Kuvendi po i mbyll gojën deputetëve duke i lënë të heshtin e duke thyer rregullat e parlamentit. 

21 Dhjetor 2022, 15:43 Nga A.B
Rezoluta për genocidin serb, Shehu: Sjellje dhe qëndrim i
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi në nisje të seancës plenare se kërkesa e paraqitur nga grupi parlamentar për gjenocidin serb në Kosovë nuk është pranuar. Shehu tha se Kuvendi po i mbyll gojën deputetëve duke i lënë të heshtin e duke thyer rregullat e parlamentit. 

'Procedurat bazohen në rregullore, ju duhet të jeni garant pasi më pas do kthehet në një mulli. Prej 7 muajsh ne kemi paraqitur një kërkesë për gjenocidin serb në Kosovë. Ky material i rëndësishëm nuk ka ardhur në Kuvend dhe as në Konferencë. Kemi të bëjmë me një sjellje dhe qëndrim të rëndë politik, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe Kosovës. Osmani deklaroi se është e domosdoshme që të dënohen krimet në Kosovë. Rezoluta i shërben kësaj gjëje. Ne kemi frikë të dënojmë genocidin serb në Kosovë, i mbyllim deputetëve. Ky parlament hesht duke shkelur të gjitha rregullat e parlamentit, se Vuçiç nuk iu lejon të thoni atë duhet. '- tha Shehu. 

tritan shehu seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll