21 Dhjetor 2022, 15:55
Nga k.m.
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka kohë që nuk shfaqet në publik. Dy ditë më parë, kur kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar socialist në një takim informal në një nga restorantet e Elbasanit, por dikush mungoi. Ishte deputeti Arben Ahmetaj. Sipas "TopChannel" humë prej deputetëve e komentuan mes tyre mungesën dhe të gjithë kishin variante të ndryshme të arsyes së mungesës, që nga gjendja jo e mirë shëndetësore deri tek angazhimi në një projekt ndërkombëtar në Marok.
Megjithatë edhe pse lajmi ka dalë në media, nga ana e Partisë Socialiste nuk ka pasur asnjë shpjegim zyrtar lidhur mungesën e një prej figurave më të rëndësishme të PS ndër vite, i cili ka mbajtur edhe disa poste në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, përfshirë edhe atë të zëvendësit të tij.
Mungesa e Ahmetajt vjen pas kallëzimit penal që gazetari Adriatik Doçi ka bërë në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ndaj dy prokurorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si dhe ndaj ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Doçi pretendon se dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist. Më tej, gazetari ka thënë se ka fakte të cilat tregojnë se Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë, ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxha.
Ish-ministri Arben Ahmetaj, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, se ka qëndruar së bashku me bashkëshorten në hotele luksoze të paguara nga Klodian Zoto dhe tha se bëhet fjalë për dokumenta jo origjinale dhe mohon të ketë udhëtuar ndonjëherë me Klodian Zoton apo të ketë përdorur kartën e tij. Ahmetaj pretendon se sulmi ka lidhje me detyrën e tij dhe mund të jetë e nxitur nga persona që nuk kanë pëlqyer qëndrimet e tij zyrtare si ministër, ose mund të bëhet fjalë për gjobëvënie.
arben ahmetaj
Politike
21 Dhjetor 2022, 15:55
k.m.
Momenti i përplasjes
TIRANË- Seanca e sotme ka sjellë përplasje mes vetë deputetëve të Partisë Demokratike lidhur m...
Politike
21 Dhjetor 2022, 15:56
A.B
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dënoi heqjen e emrit të tij nga grupi parlamentar i PD-së. Gjat&eu...
Politike
21 Dhjetor 2022, 15:52
I.A
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës proj...
Politike
21 Dhjetor 2022, 15:49
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla mori fjalën në Kuvend pas deputetit të PD-s&eu...
Politike
21 Dhjetor 2022, 15:47
I.A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka pyetur se kur do të bëhet lufta kundër korrupsionit në Kuvend. G...
Politike
21 Dhjetor 2022, 15:43
A.B
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi në nisje të seancës plenare se kërkesa e paraqitur...
Politike
21 Dhjetor 2022, 15:12
A.B
Kuvendi
TIRANË-Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për u...
Politike
21 Dhjetor 2022, 13:29
f.g
Sotiraq Filo, Nertil Jole dhe Ledina Alolli
TIRANE- Prej javësh Ledina Alolli akuzohet se është e lidhur me Partinë Socialiste dhe se p...
Politike
21 Dhjetor 2022, 13:19
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë Aridan Dvoranin si gjyq...
Politike
21 Dhjetor 2022, 13:02
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se do tu dërgojë letër të gjitha insitt...